Usman Dembele vazhdon të jetë një problem te Barcelona. Sjellja e sulmuesit francez vazhdon të jetë problematike. Të shtunën 21-vjeçari ishte ndër lojtarët më të mirë në fushë në përballjen derbi ndaj Espanjolit. Në stërvitjen e nesërme, historia ishte krejt ndryshe.
Dembele u vonua më shumë se dy orë dhe kreu i vetëm ushtrimet përkatëse. Lajmi shkaktoi shumë bujë në mediet spanjolle dhe disa gazeta përhapën lajmin se sulmuesi do të pezullohej për të paktën dy javë nga stërvitja me ekipin e parë.
Por, mesa duket Dembele e ka kuptuar gabimin dhe nuk është dashur të përdorën masa disiplinore. Në stërvitjen e sotme, Dembele ishte pranishëm në qendrën stërvitore plot 50 minuta para orarit zyrtar. Të shohim nëse do ta mbajë këtë ritëm.