Verdikti i fundjavës, ja si ndryshon situata në Kategorinë e Parë

Të shtunën dhe të dielën u luajtën të gjitha ndeshjet e javës së 12-të të Kategorisë së Parë, ku Vllaznia duket se e “çimentoi” vendin e parë në Grupin A, ndërsa në Grupin B, më shumë veçohet fitorja e Elbasanit në ndeshjen “derbi” me Turbinën. Me rezultatet që u fiksuan, kjo javë ka dukuri të ndryshme për të dy grupet, ku në Grupin A nuk dominuan skuadrat vendase, ndërsa në Grupin B fituan të gjitha skuadrat në fushat e tyre.

Duke ju referuar kryesisht renditjes në Grupin A, me fitoren ndaj Dinamos, Vllaznia duhet të fillojë nga llogaritë për Superioren, sepse është e shkëputur 6 pikë nga vendi i dytë. Ndërsa gjashtë skuadra të tjera kanë hyrë në ethet e “copëtimit” të renditjes për fazën e tretë, e cila ua përgjysmon pikët. Në grupin e dytë, Vora sikur e ka prerë biletën e rënies në Kategorinë e Dytë, dhe këtu më të rrezikuar janë Shënkolli, Iliria e Burreli.

Në Grupin B, renditja duket shumë e “kërcënuar”, si në krye ashtu dhe në 5 vendet e para. Bylisi e Besa duken më të afërt për të qenë koka e grupit në fazën e dytë, por këtu kanë edhe zgjimin e Lushnjes, si dhe qëndrueshmërinë e Pogradecit dhe të Egnatias. Ndryshe, skuadrat që kanë luajtur në Superiore, Apolonia, Tomori dhe Elbasani, po e bëjnë edhe më të vështirë garën se cila do të “godasë” më fort Turbinën, realisht e fundit në këtë grup.

Në javën e 13-të, veç Vllaznisë që pret në fushën e saj Besëlidhjen, kalendari favorizon skuadrat me renditje më të dobët në të dy grupet, ndërsa Bylis-Besa do të jetë sfida e kreut në këtë grup.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online