Nga Memushaj tek… Nojer, Kastrati: Jam gati për Peskarën

Elhan Kastrati është rikthyer tek Peskara. Dy vite huazim tek Piaçenca dhe Teuta dhe tashmë, Kastrati është gati për të luftuar për fanellën e titullarit të Peskarës.

“Mendoj se ka ardhur momenti im dhe jam i kënaqur që u riktheva këtu. Këto dy vite larg Peskarës më kanë shërbyer shumë, jam rritur dhe përmirësuar. Ndihem mirë që përgatitësi i portierëve, Aldegani, më cilëson një portier të madh dhe ka shumë besim tek unë. Është një kënaqësi e madhe të jem mbas Fiorelos, një nga portierët më të mirë në Serinë B, i cili do të më ndihmojë shumë të rritem”, thotë portieri i lindur në Has për “Il Messaggero”.

“Skuadra më pëlqen, po punojmë mirë dhe është formuar një grup i bukur. Besoj se do të jemi surpriza e kampionatit. Roli i portierit është i veçantë dhe më i vështiri, pasi qëndrojmë mbrapa dhe vetëm…Sa i përket huazimeve, mund të them që tek Piaçenca nuk arrita të gjeja hapësirën e nevojshme dhe kam zhvilluar vetëm një ndeshje, ndërsa në Shqipëri e kisha këtë hapësirë që më shtyu të kthehesha këtu. Peskara mund të mbështetet tek unë dhe të më linçojë drejt futbollit të madh.

Idhulli im? Ai është Manuel Nojer, ndërsa Memu (Memushaj) është si një vëlla i madh për mua. E njoha këtu para dy vitesh dhe është kënaqësi ta rigjej këtu. Kam një raport shumë të mirë me Ledianin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online