Nga lojtari i muajt te penalltia vendimtare, Runi “engjëll dhe “djall”

Uejn Runej u shpall dje lojtari i muajit, megjithatë në mbrëmje erdhi eliminimi nga “play-off”-i i MLS-së. Ish-kapiteni i Anglisë zhvilloi një muaj fantastik duke marrë 4 fitore në 5 ndeshje me skuadrën e tij DC United , duke shënuar dhe 5 gola, megjithatë dje ka ardhur eliminimi nga skuadra e Columbus Crew.

Përgjegjës për këtë dështim pa diskutim që ka dhe ish-kapiteni i Anglisë, i cili gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Koha e rregullt dhe shtesa përfundoi në ekuilibër me rezultatin 2-2 dhe më pas u desh që të goditeshin 11-metërshta, për të përcaktuar skuadrën që avanconte më tej.

Lojtarët e Columbus Crew u treguan më të saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit, duke e kaluar raundin  parë të ”play-off”. I pafat anglezi, i cili ishte nderuar si lojtari më i mirë i muajit të shkuar e nis me një eliminim dramatik.

https://www.facebook.com/MLS/videos/330011477784260/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *