Lajm i keq për Memën, sulmuesi dëmtohet sërish

Nuk mjaftojnë rezultatet jo të mirë të Tirana, që gjatë këtyre javëve ka pasur probleme të shumta me dëmtimet. Ai që shqetëson bardheblutë është Dejan Blazhevski. Maqedonasi u dëmtua në takimin me Laçin dhe ishte në hapat e fundit të rikuperimit, megjithatë gjërat kanë shkuar jo mirë. Siç bëhet me dije, drejtuesit i kanë shtuar ngarkesën me qëllimin për ta pasur gati për ndeshjen e kësaj jave, por kjo situatë ka marrë për keq.

“Sportekspres.com” mëson se lojtari është lënduar sërish, çka do e detyrojë që të qëndrojë për të paktën edhe 4 javë larg fushave të blerta. Ngarkesa e tepërt ka bërë që muskuli i dëmtuar të pësojë një tjetër goditje, çka i ka shkarkuar dhimbje lojtarit. Lajm i keq për Memën, i cili edhe Ngon e ka të pezulluar dhe tani duhet t’i bëjë llogaritë pa Blazhevskin për një kohë më të gjatë.

Tirana ka një ndeshje mjaft të rëndësishme sot, teksa do të kërkojë kthen ndaj Teutës. Në Shijak nuk do të jetë një sfidë e lehtë për kryeqytetasit, të cilët do të ndeshen me Teutën, që ka treguar se është një ekip kompakt dhe që mund t’i hapë punë çdo skuadre.

/ JURGEN ZELA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online