Superiorja rikthehet në mesjavë, luhet akti i 12-të

Java e 12-të e Kategorisë Superiore është programuar për t’u luajtur mesjavën e ardhshme. Kjo ishte dhe arsyeja pse dy nga ndeshjet e javës së 11-të do të luhen sot. Edhe në mesjavë na presin sfida mjaft interesante, të cilat do të luhen në dy ditë të ndryshme.

Të martën, Kamza do të zbresë e para në fushë, pasi do të presë Teutën e Blendi Shkëmbit në orën 14:00. Vetëm 3 orë më vonë do të jetë radha e Kukësit që të sfidojë Tiranën në “Selman Stërmasi”, saktësisht në orën 17:00.

Të mërkurën do të luhen dy ndeshje në orën 14:00, teksa Laçi pret Skënderbeun, ndërsa Kastrioti do të matë forcat me Partizanin. Java e 11-të do të mbyllet në Vlorë me përballjen mes Flamurtarit dhe Luftëtarit.

E martë, 6 nëntor, ora 14:00
Kamza – Teuta

E martë, 6 nëntor, ora 17:00
Tirana-Kukësi

E mërkurë, 7 nëntor, ora 14:00
Laçi – Skënderbeu
Kastrioti – Partizani

E mërkurë, 7 nëntor, ora 17:00
Flamurtari – Luftëtari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online