Nga Laçi në Vlorë, “të dëshpëruarit” sfidojnë pretendentët

Java e 17-të do të vijojë me dy takime mjaft interesante dhe ditën e sotme, teksa do të luhet në Laç dhe në Vlorë. Diferencat mes skuadrave dihet që janë të vogla, por në të njëjtën kohë ekipet duan që të marrin sa më shumë pikë në këto 2 ndeshje të funti për këtë vit, me synimin që të mendojnë më pas qetësisht për merkaton e janarit.

Në orën 14:00 Laçi do të presë Tiranën. Kurbinasit vijën me ndryshime në stol, teksa është larguar Migen Memelli dhe është rikthyer Besnik Prenga. Trajneri i ri ka pasur pak ditë në dispozicion, por duhet të kujtojmë se e njeh mirë ambientin dhe lojtarët pasi ishte pjesë e bardhezinjve sezonin e shkuar. Laçi do të afrohet me skuadrat e kreut, duke parë që Kukësi dhe Partizani u ndalën në një barazim pa gola.

Tirana në anën tjetër arriti një fitore oksigjeni në ndeshjen e fundit me Kastriotit. Bardheblutë fituan 4-0, por nuk mund të thuhet se nuk e kanë kaluar problemin te kryeqytetasit. Skuadra e Memës ka mjaft probleme për shkak dëmtimesh, aq sa stafit teknik i duhet të improvizojë disi. Shkalla e vështirësisë rritet akoma më shumë kur luhet në një transfertë si ajo e Laçit, që ka pretendime pjesën e sipërme të tabelës.

Kategoria Superiore – Java 17
E premte, më 14 dhjetor 2018
Ora 14:00, Stadiumi i Laçit

LAÇI – TIRANA

Laçi: Selmani, Fangaj, Mersinaj, Gjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi, Lushkja, Berisha, Xhixha, Shtubina. Trajner: Besnik Prenga.

Tirana: Abibi, Doka, Hoxhallari, Turtulli, Imami, Daja, Mauexhe, Karabeci, Blazhevski, Hasani, Greca. Trajner: Ardian Mema.

Gjyqtarë: Ardian Beqiri Egin Doda, Ilir Tartari, Emirion Sino

Delegat: Bujar Pregja; Vëzhgues: Astrit Dervishi.

___________________________________________________________________________________________________

Pak orë më vonë do të jetë radha e Flamurtarit dhe Kamzës për të zbritur në fushë. Ekipi i Dajës nuk po gjen stabilitet, edhe pse në skuadër ka elementë mjaft cilësorë, sidomos në repartin e sulmit. Skuadra kuqezi vjen pas fitores me Laçin një javë më parë, por ndaj Kamzës nuk do jetë në mision dhe aq i lehtë. Vlonjatët mund të gëzojnë rikthimet e Bathës e Useinit për këtë përballje.

Në anën tjetër është skuadra e Ernest Gjokës, me këtë të fundit që ka pasur jo pak problem me dëmtimet, pasi dy mbrojtësit e qendrës Teqja dhe Beqiri nuk do të jenë për këtë përballje. Skuadra nga periferia e kryeqytetit nuk është mundur në dy përballjet e fundit, ndërsa nuk ka pësuar asnjë gol në këto 180 minuta. Mbetet për t’u parë nëse kamzalinjtë do munden që t’i bëjnë ballë dhe sulmit të frikshëm të kuqezinjve.

Kategoria Superiore – Java 17
E premte, më 14 dhjetor 2018
Ora 17:00, Stadiumi “Flamurtari”

FLAMURTARI – KAMZA

Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Alla, Pollozhani, Kotobelli, Useini, Batha, Torasa, Alvesh, Kale, Bushiç. Trajner: Ilir Daja.

Kamza: Avdyli, Frashëri, Bonan, Arrabal, Idrizaj, Malaj,Orelesi, Plaku, Mehmeti, Fukui, Roloviç. Trajner: Ernest Gjoka.

Gjyqtarë: Kreshnik Cjapi, Devis Korreshi, Alfred Shkreta, Laver Alla.

Delegat: Millan Baci; Vëzhgues: Besnik Kaimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online