Nga gjendja e fushës te Federata, Pike plot kritika: Fat i madh që nuk u dëmtua kush

Barcelona mori një fitore të vështirë në transfertën me Vajadolidin. Dembele shënoi golin e fitores, ndërsa vendasve iu anulua një gol në minutat shtesë. Arbitri kërkoi ndihmën e sistemit VAR, që konfirmoi pozicionin jashtë lojë të lojtarit të Vajadolidit.

Mbrojtësi Pike është i kënaqur me fitoren, por tregohet i ashpër me gjendjen e fushës së stadiumit “Jose Zorrilla”, që e cilësoi si të turpshme dhe shumë të keqe.

“Bari i fushës ishte për turp. Ishte për të ardhur keq, sepse ekzistonte rreziku i dëmtimit për lojtarët. Përpara se të shesim produktin tonë jashtë shtetit, do të bënim mirë të shihnim gjendjen këtu. Federata dëshiron të na dërgojë në Amerikë për të zhvilluar ndonjë ndeshje, por gjendja e fushës ishte një turp i vërtetë.

Rreziku i dëmtimit ishte i lartë dhe shpresoj që do të merren masa për këtë situatë. Gjithsesi, në arritëm një rezultat të mirë, kemi tre pikë më shumë dhe është momenti për të vazhduar të punojmë”, përfundon mbrojtësi 31-vjeçar i Barcelonës. Akuza të njëjta lëshoi dhe trajneri Valverde, i cili kritikoi gjendjen e fushës së Vajadolidit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online