Prej dy ditës së djeshme mediet spanjolle dhe angleze po flasin gjithnjë e më shumë mbrojtësin e Ral Vajadolid, Fernando Kalero. 23-vjeçari është një ndër kërkesat e trajnerit të Arsenalit, Unai Emeri, për merkaton e janarit dhe pritet që palët të arrijnë në një marrëveshje, nga e cila klubi spanjoll do të arkëtojë të paktën 20 milionë euro.
Rrugëtimi i Kaleros është mjaft interesant, pasi qendërmbrojtësit i është dashur të durojë shumë sprova për të arritur statusin që gëzon tani. I dalë nga akademia e Malagës, Kalero nuk ra kurrë në vëmendjen e skuadrave të Primera Divizion dhe La Ligës.
U vu përpara dy zgjidhjesh: T’i jepte fund futbollit ose të vazhdonte të luante në kategorinë e tretë spanjolle, me një divizion me qindra ekipe amatore të ndara në grupe të ndryshme. Situata vazhdoi kështu për tre vite radhazi. Fillimisht me rezervat e Malagës dhe më pas te rezervat e Vajadolid, por Kalero nuk u dorëzua.
Fati doli në krah të tij, kur në ekipin e parë të Vajadolid pati një “epidemi” dëmtimesh. Ishte vetëm një shans, por mjaftoi. Prej 16 muajsh Kaloro nuk e ka lëshuar vendin e titullarit te skuadra e Vajadolid e së shpejti