Vëzhguesi i takimit midis Partizanit dhe Flamurtarit, Albano Janku, ka sqaruar rastin e marrjes së kartonit të kuq të Andi Ribajt në emisionin FAIR PLAY nga Enkeleida Zeko”, ku punon si moviolist. Ish-arbitri Janku ka shpjeguar se vendimi erdhi pas dy gafave të njëpasnjëshme nga arbitri anësor dhe ai kryesor. Ndër të tjera vëzhguesi ka shpjeguar dhe pse Ribaj nuk u lejua të rikthehej në lojë, pasi kryesori e kuptoi gabimin.
“Arbitri në këtë moment është nxituar. Ai është shumë pranë Ribajt vetëm 15 metra larg dhe nuk ka pse influencohet nga asistenti i tij, i cili në audio thotë se Ribaj ka ofenduar tifozët. Për mua nuk ka se si arbitri anësor që është 60 metra larg ta dëgjojë ofendimin që ka bërë Ribaj. Për mua kartoni i kuq është i gabuar”.
“Arbitri i katërt ka komunikuar me kryesorin nëpërmjet audios dhe i bërë të ditur gabimin. Ajo që nuk bëri të mundur rikthimin e Ribajt është se loja kishte rifilluar. Për shembull ne kemi rastin e Pollozhanit kundër Tiranës, që u rikthye në fushë pasi mori kartonin e kuq, por në atë rast lojtari u rikthye pa filluar loja”, tha Janku.