Solskjaer elozhe për talentin Mektominej: Ngjan me Fleçër, absolutisht fantastik

0

Një dëmtim i papritur i Nemanja Matiç i dha mundësinë të riut skocez Skot Mektominej për ta nisur si titullar ndeshjen kundër Liverpulit. Produkti i akademisë së Junajtid kreu një ndeshje të shkëlqyer duke ndihmuar skuadrën e tij për të mbajtur rezultatin e ndeshjes në 0–0.

Në fund të takimit, 22-vjeçari mori komplimentet e trajnerit Ole Gunar Solskjaer, i cili e krahasoi Mektominej me bashkëkombësin e tij Darren Fleçër.

“Ai ka luajtur dhe më parë ndeshje të mëdha. Është një produkt akademia që e njeh mirë rëndësinë e kësaj përballjeje. Ai ka disa karakteristika të ngjashme me Matiç prandaj besoj se mund ta zëvendësojë mirë atë. Matiç u dëmtua në stërvitje dhe besoj se nuk do e  kemi të gatshëm për disa javë, kështu që do të na duhet të bëjmë pa të”.

“Më ka impresionuar e gjithë skuadra, por Mektominej mu dukur si Darren Fleçer në ndeshjen e sotme. Ishte absolutisht fantastik”, tha Solskjaer.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.