Nga atmosfera e derbit, tek analiza e ekipeve: “skaneri” i Starovës

“Derbi është një moment i veçantë i kampionat. I gjithë stadiumi është plot, nuk gjen dot bileta”. Kështu shprehet Sulejman Starova, një nga ata që ka kontribuar për të dy klubet: Tiranën dhe Partizanin. Madje këta të fundit titullin kampin e kanë fituar pikërisht me të në stol në vitin 1993. Hera e fundit që ndodhte.

Starova ka folur për atmosferën në derbi: “Ekziston nga të dyja anët e tifozerisë ai mendimi  që më mirë të fitohet derbi se kampionati. Pikët janë njësoj, por është një ndjenjë kënaqësie për lojtarët. Si aktorët që e duan sallën plot në një shfaqje”.

“Bobi” tregon edhe si funksionon gjërat kur ai luante futboll dhe nga Shkëndija e mori Partizani. Asokohe e donte edhe Tirana. “Atëherë nuk kishte oferta, e nisje stërvitjen i vogël dhe e mbyllje në një klub. Unë isha te Shkëndija dhe aty merrnin të gjithë. Ishte fidanishte, nuk kishe tjetër ku të merrje lojtar”.

Rikthimi në të shkuarën është i pashmangshëm. 40 vite më parë, një ndeshje kupe. “E kujtoj sfidën e kupës, u mundëm ndeshjen e parë. Pati kontestime për formacionin, e kthyem ndeshjen e dytë. Ishte momenti kur federata përdorte një top llastiku. Topi më ra këtu (tregon shpatullën dhe kokën) dhe u dha penallti”.

Në vitin 1995 Partizani i dha titullin Tiranës, pasi mundi Teutën ndeshjen e fundit. “Historia është që aty ku banon shoqëria është e përzier. Ishte një ndeshje që e fituam me Teutën, ishte kohë e vështirë. Festa më e madhe ishte se fituam ndeshjen”.

DERBI I SË PREMTES – “Statistikat kanë treguar se derbin nuk e ka fituar gjithmonë kush ka qenë më mirë. Çdo njeri e di se pozicioni nuk do të thotë gjë. Nuk varet nga forma e momentit, nuk i dihet derbit. Te Partizani arma kryesore është lëvizshmëria e lojtarëve të sulmit. Te Tirana ka lojtarë të shkathët, u mungon Greca që po kalonte një formë e mirë. Besoj te kolektiviteti, jo te individualitetet”, ka deklaruar Starova në specialen e përgatitur nga “Supersport”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online