Merkato ende nuk ka nisur, por janë të shumta klubet që po vëzhgojnë futbollistë për t’u përforcuar në vazhdim. Një nga lojtarët më të kërkuar është mesfushori Hektor Herrera i Portos. Duke qenë se është në fund kontrate, po tentohet bindja e 28-vjeçarit.
Ka një derbi në Angli për të, pasi Arsenali dhe Totenhemi janë hedhur në sulm për shërbimet e meksikanit. Por edhe në Itali e duan atë. Roma dhe Interi janë dy klubet më të lakuara, por duket e vështirë ta fitojnë konkurrencën.
Totenhemi, që këtë verë nuk bëri asnjë afrim, është gati ta bindë mesfushorin me një kontratë të majme. Dihet fuqia e klubeve angleze në aspektin financiar. Mbetet për t’u parë nëse ndonjë klub tjetër do i hedhë “grepat” për lojtarin e Portos.