VIDEO | Reali turpërohet nga Levante, rrezikon Lopetegui

Real Madrid po kalon një moment mjaft negativ, teksa është turpëruar nga Levante në shtëpi. Kampionët e Europës  u mposhtën me rezultatin 1-2, ndërsa tashmë kriza është zyrtare në kampin madrilien. Pesë ndeshje pa fitore mes kampionatit dhe Champions-it dhe vetëm një gol i shënuar, ai i sotmi nga Marselo. Vendasit zbritën në fushë mesditën e sotme me synimin për të bërë kthesën, aq më tepër që luanin në shtëpi, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Të gjitha pritshmëritë u shumëzuan me “0”, kjo për shkak se Reali pësoi dy gola të shpejtë që në fillimin e sfidës. Skuadra e Lopeteguit u ndëshkua dy herë brenda 7 minutash, saktësisht me Morales në minutën e gjashtë dhe më pas me Roxhër nga pika e bardhë e penalltisë. Asensio arriti që të shënonte, por më pas goli u anulua nga “VAR”.

Pak sekonda para fundit miqtë realizuan golin e tretë, por sërish ishte teknologjia që u hoqi gëzimin e një goli që me shumë mundësi do kishte dhënë garancinë për të marrë 3 pikë. Pjesa e pare nuk dhuroi më gola dhe u mbyll me avantazhin e dyfishtë të Levantes.

https://www.youtube.com/watch?v=dh2t74JzT5o

Pjesa e dytë nisi me futjen e Garet Bejl në fushën e blertë, i cili zëvendësoi Odriozolën. Reali vazhdoi sulmet për të gjetur golin që do të rihapte ndeshjen. Trajneri Lopetegui hodhi në fushë dhe Benzema, ndërsa vendasit arritën të gjenin golin e munguar. Braziliani Marselo shkurtoi diferencën në minutën e 72-të. Braziliani shfrytëzoi një pasim të Benzema dhe goditi fort me të djathtën, duke rihapur ndeshjen.

Furia e Realit nuk u ndal, por Levante arriti të mbrohej mirë, duke ruajtur avantazhin deri në fundin e ndeshje. Tre pikë të arta për miqtë, të cilët ngjiten përkohësisht në vendin e shtatë në renditje, me vetëm një pikë më pak se Reali i Madridit. Ndeshja e pestë pa fitore për ekipin e Lopeteguit, i cili rrezikon shumë postin e tij. Antonio Konte është gati dhe nëse Perez vendos të bëjë ndryshime në stol, italiani është favoriti kryesor për stolin e ekipit “merengues”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online