Burreli, Plori tregon “sekretin”: Nuk ngutemi në merkato

Gjatë kësaj periudhe dimërore, edhe te skuadra e Burrelit kanë vazhduar përgatitjet, të cilat edhe pse janë zhvilluar në terren të rënduar nga reshjet e borës e shiut, kanë qenë vendimtare për kolaudimin e skuadrës. Për SportEkspres.com, trajneri i skuadrës matjane Elvis Plori, deklaron se punët në organizimin e grupit të plotë që do të garantojë mbijetesën në Kategorinë e Parë po shkojnë mirë, ndërsa tregon se në këtë merkato nuk do afrojnë lojtarë që pushojnë e zhgënjejnë.

Sot para miqësores me Dinamon, Plori deklaroi se ka kohë për të bërë më të mirën me grupin aktual. “Në bashkëpunim me Bashkinë e klubin ne kemi afruar futbollistë që nuk do na zhgënjejnë në synimin që skuadra e Burrelit ka në këtë vazhdim të këtij sezoni. Ne nuk do ngutemi në këtë merkato. Me dy afrimet: Senad Lekaj e Milan Vuksanoviç, emra që tregojnë se do jenë mbështetje serioze në arritjen e synimit që skuadra ka në këtë sezon, kemi hedhur një hap të rëndësishëm ”.

“Deri në nisjen e kampionatit më 2 shkurt janë edhe dy javë, që për ne do të jenë intensive dhe me ritëm në përgatitje, por edhe me lëvizje në merkato. Jemi në bisedime me dy futbollistë të njohur në Kategorinë e Parë dhe shpresojmë që deri javën tjetër t’i kemi mbyllur bisedimet me ta. Sot në miqësoren me Dinamon do ta shoh më mirë gjendjen në skuadër, së cilës i duhet më shumë besim tek objektivi kryesor i këtij sezoni. Kjo do të jetë më e rëndësishme në këtë periudhë përgatitore”.

Nga skuadra e Burrelit janë larguar katër futbollistë: Xhixhua, Olamba, Baholli e Danaj, ndërsa janë vetëm dy afrimet: Senad Lekaj e Milan Vuksanoviç. Matjanët renditen në vendin e 9-të në Grupin A të Kategorisë së Parë me 15 pikë, duke u pozicionuar në grupin e skuadrave që do të luftojnë për mbijetesë në këtë kategori.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online