Nejmar nuk mban mëri, fituesit i shtrëngohet dora

0

PSG u mund nga Liverpuli mbrëmjen e djeshme në një ndeshje shumë emocionuese. Edhe pse kampionët e Francës arritën që të barazonin edhe pse e panë veten në disavantazhin e dy golave, në fund ishte Firmino, ai i cili vendosi rezultatin final, edhe pse kishte hyrë si zëvendësues.

Pas ndeshjes, braziliani nuk mund të largohej pa folur për mediat. Në zonën “miks”, gjatë kohës që sulmuesi po i përgjigje pyetjeve të gazetarëve, është afruar dhe bashkëkombësi i tij, Nejamr, për ta përgëzuar për suksesin e arritur dhe për golin e tij, që ishte dhe më vendimtari.

“Urime, bëre një ndeshje të mirë”, u shpreh lojtari i PSG-së, diçka që u regjistrua dhe nga kamerat që ishin aty. Një veprim për t’u përshëndetur ky, pasi edhe pse kishte humbur në fund i shtrëngoi dorën fituesit, ashtu siç duhet të ndodhë në çdo ndeshje. Gjithsesi, Nejmar ishte dukshëm i zhgënjyer.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.