Nejmar, në Paris javën e ardhshme

Bëri bujë dje një sherr i Nejmarit në stërvitjen e Barcelonës në Amerikë, ku braziliani u përlesh me Semedon.

Trajneri Valverde e përjashtoi nga stërvitja Nejmarin, i cili u largua shumë i nervozuar.

Sinjalet janë të qarta: Nejmar po largohet, po si?

Në Francë janë të sigurt: të hënën ose të martën Nejmar do jetë në Paris, ka mbyllur çdo detaj.

Ekziston vetëm problemi i pagesës së klauzolës prej 222 milionë eurosh: sipas rregullores, duhet ta paguajë Nejmar, por operacioni i shkakton shumë humbje PSG-së. Duhet paguar Barcelona, por nuk ka ende marrëveshje për kalimin e parave direkt në llogaritë e klubit katalan.

Fair-Play financiar? Problem më vete, por PSG mund t’i japë Verratin Barcelonës, të shesë edhe ndonjë si Pastore ose Orie dhe rikuperohen rreth 150 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *