Pas Sentamut, Tirana kërkon edhe mesfushorin e Ugandës

0

Quhet Toni Mauexhe, është mesfushor dhe ka luajtur mbi 60 ndeshje me Ugandën.

Sipas sitit ugandez “kawowo.com”, është në bisedime me Tiranën.

26-vjeçari është pa ekip prej janarit, ndërsa vjet luajti në Islandë dhe më parë ka luajtur edhe në Norvegji, pa sukses.

Menaxheri i tij, duke e tepruar, deklaronte para pak muajsh se Mauexhe do të firmoste në Vietnam, por në gusht do të provohet te Beshiktashi.

Aty afër, sepse ndoshta ka ngatërruar Tiranën me Stambollin.

Gjithsesi, nuk ka ende marrëveshje dhe Tirana duhet të shohë edhe gjendjen e tij fizike.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.