Barcelona duket se po dorëzohet dhe Nejmar këtë verë mund të shkojë te PSG.
Presidenti i Barcelonës, Hosep Maria Bartomeu, është takuar me brazilianin në qendrën stërvitore të klubit në Amerikë, në Nju Xhersi, për të sqaruar situatën.
Takimi ka zgjatur vetëm 15 minuta, raporton AS, ndërsa presidenti ka lënë takimin i nxirë në fytyrë, pa lëshuar asnjë koment.
Nejmar ka një klauzolë prej 222 milionë eurosh për prishjen e kontratës, ndërsa PSG duket i gatshëm të paguajë, ndaj tashmë gjithçka është në dorën e yllit brazilian.
Nëse dëshiron vërtet largimin, apo është presion për ndonjë pagë më të mirë te Barcelona, do ta shohim në javët e ardhshme.