Zguro në Amerikë, në një ekip me Xho Kol

0

Vangjel Zguro mund ta vazhdojë karrierën në futbollin amerikan. Mbrojtësi, i cili këtë vit luajti dhe u paraqit mirë te Luftëtari, tashmë është pranë transferimit të Tampa Bej Roudis, klub që merr pjesë në USL, divizioni i dytë amerikan. Në atë ekip luan edhe anglezi i njohur Xho Kol, i cili prej dy vitesh është ylli i ekipit.

Zguro ka shkuar në Amerikë që kur përfundoi kampionati, duke u stërvitur në një akademi dhe duke marrë edhe një ofertë për provë në Suedi te Ljungskile, por duket se preferon të qëndrojë në Amerikë.

24-vjeçari nga Pogradeci ka luajtur për disa sezone në Pogradec, ndërsa sezonin e shkuar provoi Superioren, duke e nisur me Korabin e duke e mbyllur me Luftëtarin.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.