Bogdani optimist: Panuçi do t’ia dalë mbanë

Një ndër personat që e njeh më mirë trajnerin e ri të Shqipërisë, Kristian Panuçin, është Erjon Bogdani, ish-sulmuesi i kombëtares sonë, i cili në Serinë A është përballur shpesh me ish-mbrojtësin italian.

Tani Bogdani, trajner i Shqipërisë U-19, komenton zgjedhjen e Panuçit në krye të kombëtares, që do të thotë se tashmë do të jenë kolegë dhe do të takohen e konsultohen shpesh. Për Supersport, Bogdani deklaron: “Më bëhet shumë qejfi sepse është moshë e re dhe ka shumë eksperiencë si futbollist pasi ka luajtur në të gjitha ekipet më të mira të Europës. Besoj se ka për të bërë më të mirën për Kombëtaren”.

Në lidhje me cilësitë e Panuçit: “Si lojtar nuk mund të flas unë, sepse e tregon karriera që ka bërë. Kam luajtur shumë kundër tij dhe ka fituar shumë ndeshje ndaj meje. Kam pasur marrëdhënie të mira në fushën e lojës. Më bëhet qejfi sepse e njoh dhe është njeri pozitiv. Për duelet duhet të pyesësh më shumë atë se sa mua. Kam fituar kundër Romës ndaj tij dhe kam marrëdhënie mjaft të mira”.

Ndërkaq, Bogdani bën planet për kombëtaren e tij: “Më 23 gusht miqësore me Kazakistanin me U-18, pastaj në 29 gusht dhe 2 shtator do të ndeshemi me Gjeorgjinë, që është një ekip shumë i mirë sepse ishin në 1/8-at e Europianit dhe do të luajmë me U-19, dhe më pas do të luajmë eliminatoret këtu në Shqipëri. Në këto tre miqësore dua të konsolidoj grupin. I kam parë lojtarët dhe do të marr më të mirët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online