Probleme te Juventusi, dëmtohet sulmuesi para ndeshjes me Valencian

Juventus ka një ndeshje shumë të rëndësishme në mesjavë, pasi do të sfidojë Valencian, sfidë kjo e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League. Në transfertën spanjolle me shumë gjasa trajneri Masimiliano Alegri do të ketë një mungesë shumë të rëndësishme.

Siç bëhet me dije nga klubi i Juventusit, sulmuesi argjentinas Paolo Dibala ka pësuar një lëndim në këmbën e tij të majtë. Edhe pse klubi kërkon që të qetësojë tifozët, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për një dëmtim serioz, transferta në Spanjë është pas dy ditësh dhe me shumë mundësi 24-vjeçarit do t’i duhet ta ndjekë ndeshjen nga tribuna.

Gjithsesi, lojtari dhe stafi mjekësor po punojnë në mënyrë intensive që sulmuesi të jetë i gatshëm për këtë ndeshje. Dëmtimet nuk po i ndahen “Zonjës së Vjetër” pasi më herët në infermieri kanë përfunduar dhe De Shiljo dhe Barzali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online