Në verë eliminoi Laçin, tani zyrtarisht trajner i Mançester Junajtid

Zhose Murinjo u shkarkua një ditë më parë nga detyra e trajnerit të Mançester Junajtid. Pesë javët e fundit Mançesteri mori vetëm një fitore, ndërkohë që u mund së fundmi u mundën nga Valencia dhe Liverpuli. Drejtuesit nuk pritën shumë dhe e larguan portugezin, pozicioni i të cilit ishte lëkundur shpesh gjatë këtij kampionati.

Ndërkohë është gjetur edhe zgjidhja e përkohshme: Ole Gunar Solskajer do ta drejtojtë Mançester Junajtedin deri në fund të këtij sezoni. Një “ish” i këtij ekipi, teksa ka dhënë kontribut të vyer si futbollist me skuadrën britanike.

“Konfirmojmë që Ole Gunar Solskajer është përzgjedhur si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit 2018/19. Ai do t’i bashkohet Majk Pelan si trajner i parë, së bashku me Majkëll Kerrik dhe Kieran KëkKena”, shkruhet në njoftimin e klubit anglez.

Solskajer prej tre sezonesh ishte në krye të skuadrës norvegjeze të Moldes, madje këtë verë u përball me Laçin në Europa League. Sigurisht skuadra e tij u kualifikua dhe tashme 45-vjeçari rikthehet në Mançester. Më parë, në periudhën 2008-2011, Solskajer ka drejtuar rezervat e Junajtid dhe tashmë do të ketë mundësinë të drejtojë ekipin e parë. Drejtuesit ndërkohë do kërkojnë të gjejnë një zgjidhje përfundimtare për pankinën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online