Në Spanjë janë të sigurt, zbulohet objektivi kryesor i Juventusit

Juventus ka arritur të krijojë një ekip shumë të fortë dhe konkurrues. Ardhja e Kristiano Ronaldos ka rritur entuziazmin dhe bardhezinjtë nuk e fshehin më: duhet fituar Champions Liga. Ky është viti i duhur për të rikthyer kupën me veshë të mëdhenj në Torino pas 22 vitesh dhe djemtë e Alegrit do të tentojnë deri në fund për të arritur objektivin kryesor.

Drejtuesit e klubit vazhdojnë punën për përforcimin e skuadrës dhe po ndjekin një mënyrë ndryshe. Interesim për shumë lojtarë, duke i mbajtur të gjithë në monitorim. Por, objektivi kryesor është Hames Rodrigez dhe në Spanjë janë të sigurt për këtë fakt.

Kolumbiani është pjesë e Bajernit të Mynihut, por kartoni i tij zotërohet nga Reali i Madridit. “El Pais” citon që Juventus është gati për të arritur një marrëveshje për transferimin e 27-vjeçarit në Torino. Flasim për në verë, Bajerni nuk dëshiron të paguajë çmimin e kartonit dhe drejtuesit e Juves do ta kenë rrugën e lirë për të nisur tratativat me lojtarin ofensiv.

Një gjë tjetër që lehtëson këtë transferim është dhe fakti që Rodrigez ka si menaxher Horge Mendez. Ky i fundit ka raporte fantastike me klubin italian dhe një gjëq e tillë u pa në merkaton e verës, me transferimet e Kristiano Ronaldos dhe Kanselos te “Zonja e Vjetër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *