Shqipëri e cunguar, tre lojtarë lënë grumbullimin

Shqipëria luan nesër kundër Uellsit në “Elbasan Arena” prej orës 20:00, ndërkohë që për trajnerin Kristian Panuçi ka probleme. Grupi i futbollistëve është cunguar edhe më shumë, pasi do të jenë disa mungesat.

Përballja me Skocinë ka lënë pasoja te futbollistët kuqezi. Mërgim Mavraj për shkak të kartonit të kuq nuk mund të luajë në ndeshjen me Uellsin, ndërkohë që janë dëmtuar tre të tjerë. Berat Gjimshiti dhe Egzon Binaku, titullarë ndaj Skocisë, nuk do të jenë.

Gjithashtu për shkak dëmtimi edhe Emanuele Ndoj e ka humbur takimin me Uellsin dhe ka lënë grumbullimin, ashtu si shokët e tjerë të skuadrës. Kështu Panuçi duhet të sajojë mbrojtjen. Me shumë mundësi do të jetë Veseli ai që do të pozicionohet në të majtë, pasi nuk ka alternativa të tjera. Më parë është larguar edhe Ermir Lenjani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online