Në kërkim të qetësisë, Kamza e Skënderbeu “mprehin shpatat”

0

Katër ndeshje pa fitore dhe Skënderbeu mund të thuhet se po kalon një krizë të vogël në rezultate. Lojërat nuk i kanë munguar dhe këtë e vuri në dukje edhe trajneri Ernest Gjoka një ditë më parë në konferencë në shtyp. Nuk priten dhurata dhe sot parashikohet një betejë në fushën e blertë.

Kamza nuk ka Mehmetin dhe Frashërin të pezulluar, ndërkohë që edhe Orjad Beqiri është i dëmtuar. Gjithsesi motivimi është maksimal në skuadrën e drejtuar nga Ernest Gjoka. Te Skënderbeu do të duhet të bëjnë pa Dejvi Bregun.

Autori i dy golave në ndeshjen e fundit me Luftëtarin ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, kurse Demte e Krasniqi kanë pasur probleme. Shehi pritet t’i besojë sulmin sërish Oto Xhon dhe tashmë pritet kthesa te rezultatet pozitive.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 18

E premte, më 21 dhjetor 2018, ora 13:30
Stadiumi “Kamza”, Kamzë

Kamza-Skënderbeu

Kamza: Avdyli, Idrizaj, Arrabal, Teqja, Bobano, Rezi, Malaj, Orelesi, Fukui, Plaku, Martinena. Trajner: Ernest Gjoka
Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Muzaka, Dita, Guexh, Gripshi, Fili, Oto Xhon. Trajner: Orges Shehi

Gjyqtarë: Laver Alla, Dojando Myftari, Edlir Malo, Klajdi Kola
Delegat: Bujar Pregja; Vëzhgues: Mhill Shkëmbi

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.