Java e 32-të në Superiore ishte planifikuar që të luhej ditën e shtunë, me dy ndeshje ne orën 16:00 dhe dy ndeshjet tjera në orën 19:00. Por FSHF ka njoftuar se të katërta ndeshjet e javës së 32-të do të luhen në orën 15:00.
Tirana pret Skënderbeun në “Selman Stermasi”, ndërsa në kurbin Laçi pret ekipin e Kastriotit. Kukësi do të jetë pushim dhe do të marrë tri pikët në tavolinë përballë Kamzës, ndërsa kryesuesit e Partizanit udhëtojnë drejt Vlorës, në transfertën përballë Flamurtarit. Në Durrës, Teuta do të përballet me Luftëtarin.
Superiore, java 32
Ora 15:00 | Tirana-Skënderbeu
Ora 15:00 | Laçi-Kastrioti
Ora 15:00 | Flamurtari-Partizani
Ora 15:00 | Teuta-Luftëtari