Tomori: Batuta e gjunjëve na motivoi më shumë, Demi ndyshe nga Gjici

Ish-futbollisti i Partizanit, Genc Tomori, ishte i ftuar në emisionin “Kampionët” në “Vizion Plus”, ku preku disa ccështje që rrethojnë klubin kryeqytetas.

Tomori, i cili aktualisht mban rolin e drejtorit të akademisë së Partizanit foli mbi talentet e Kategorisë Superiore dhe batutat e përdorura gjatë këtij sezoni nga presidenti i Kukësit Safet Gjici.

AKADEMIA –  “Çështja e të rinjve është e komplikuar. Një ekip që pretendon për vendin e parë e ka më të vështirë të përdorë të rinjtë se sa ekipet që synojnë mbijetesën etj. E gjithë lufta në Superiore është për të kapur kupat e Europës pasi të ardhurat financiare janë shumë të mëdha. Gjithsesi, ai që shfaq ai aftësi dhe ai që shfaq mentalitet fituesi derën e ka të hapur. Ndoshta mund të mos luajnë te Partizani, por mund të aktivizohet në ekipe të tjera të Superiores së Kategorisë së Parë. Një ndër to është Gentian Selmani. Ka qenë kampion me ekipin e të rinjve, tani po luan me Laçin. Te Partizani ishte Alban Hoxha që ka pasur merita të padiskutueshme. Shkoi në Laç tregoi veten dhe kapi kombëtaren. Ky është futbolli”.

MERKATO PËR KUPAT E EUROPËS – “Aktualisht pëlqejnë lojtarët që kanë vetë në dispozicion. Është pak e vështirë të gjesh lojtari si Ekuban dhe Soue, nuk mund sjellim lehtë në Shqipëri futbollistë të këtij niveli.

BATUTAT E GJICIT –“Batutat tona kanë qenë minimale. Gjici gjithmonë ka përdorur batuta me Skënderbeun me Tiranën dhe me ndonjë ekip tjetër. Presidenti jonë është më i thjeshtë, por kur ndërhyn, ndërhyn më me forcë. Ndoshta batuta e Gjicit që Partizanin do e lënë gjunjët mund të ketë qenë motivim për ekipin tonë që të ecim më mirë”.

KRAHASIMI ME KUKËSIN –“Nuk e di kush skuadër paguan më shumë Kukësi ose ne. Edhe te skuadra jonë kemi lojtarë të mirëpaguar. Nuk jam i mendimit që lojtarët e Kukësit janë më cilësorë dhe më të paguar se sa lojtarët e Partizanit.

KEMI TALENTE NË SUPERIORE – “Talente do të dalin gjithmonë, siç kanë dalë edhe më përpara. A kemi me shumicë? Kjo është një punë që duhet ta bëjnë klubet dhe akademitë private. Kemi shumë probleme ma terrenet. S’kemi akademi me 4 fusha etj. Përveç Federatës duhet dhe sforco nga shteti. Në Superiore janë 200 futbollistë, 50 janë të huaj. Ndoshta 20 të huaj mund të jenë më të mirë, ndërsa 30 të tjerët janë në nivelin e lojtarëve që prodhojmë ne. Mbaj mend u ndeshëm me Krasnodarin. Ata kishin një akademi me 15 fusha. Ishin 1250 futbollistë nga e gjithë Rusia”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online