Kristian Eriksen dhe Real Madrid i janë larguar njëri tjetrit. Spanjollët janë lodhur nga rezistenca dhe lojërat e Totenhemit. Danezit i përfundon kontrata me Spurs verën e ardhshme.
Për rinovim nuk bëhet fjalë, kështu që organizatori pritet të largohet, pasi Totenhemi nuk mund ta humbasë me parametra zero. Megjithatë, drejtuesit e finalistëve të Champions Ligës kërkojnë plot 110 milionë euro për Eriksen.
Sipas raportimeve të “Daily Mirror”, Juventusi dhe Mançester Junajtid janë dy klubet që kanë mbetur në garë për shërbimet e 27-vjeçarit. Shuma që kërkojnë anglezët është e madhe, por bardhezinjtë dhe “djajtë e kuq” do të tentojnë deri në fund për të bindur lojtarin dhe për të arritur akordin me Totenhemin.