Ndreu: Gjici ka një problem, Partizani i fortë prej dy lojtarëve

Ish-trajneri i Kukësit, Ramazan Ndreu, ka qenë i ftuar në emisionin “Sport News Plus” në “News 24”, ku ka diskutuar mbi ndeshjet e kësaj fundjave në Kategorinë Superiore.

Tekniku krutan diskutoi në emision në lidhje mbi eksperiencën e tij tek ekipi verilindor, ku për disa muaj mbajti postin e drejtorit të përgjithshëm dhe trajnerit.

 

KUKËSI – ““Nëse Kukësi do të kishte marrë një trepikësh me Teutën gara për kampionat do të hapte gjithçka. Këtë e them se ky kampionat ka një ndryshim nga kampionatet e tjera, pasi çdo ekip lufton për diçka”.Mendoj që ka vetëm një të keqe skuadra e Kukësit ndryshojnë shumë lojtarë në çdo sezon. Partizani këtë vit tregoi një futboll cinik për të marrë rezultatin. Avantazhi i tyre ishte numri i pakët i ndryshimeve, ndërsa Kukësi ndryshon çdo sezon. Nëse do të mbajnë këtë grup lojtarësh për sezonin që vjen besoj se do të jetë një skuadër shumë e mirë”

GJICI – “Unë presidentin Gjici e kam mik dhe ai ka një dobësi që i merr vendimet për të ndryshuar trajner e lojtarë shumë shpejt. Me kalimin e kohës kam besim  se do ta kuptojë se në futboll duhet të jesh i duruar e gjakftohtë. Çdo vendim duhet të merret kur të ketë kaluar ai momenti i mërzisë përsa i përket trajnerëve”.

KALIMI NË STOL DHE SHKARKIMI –  “Unë kur shkova te Kukësi mu dha detyra e drejtorit dhe i kisha thënë që s’kisha dëshirë që të afrohesha si trajner. Ishte një moment shumë i vështirë. Presidenti donte patjetër për t’u afruar me Partizanin, ndërsa kundërshtari kishte lirinë për shkak të distancës. Kishte shumë presion nuk na lejohej as barazimi. Në një moment patëm një përplasje të lehtë fill pas ndeshjes dhe u largova. Gjithsesi këto janë gjëra që ndodhin në futboll. Një këshillë miqësore është që të jetë më i durueshëm dhe trajnerët që do të marrë t’i lërë të punojë lirshëm”.

PARTIZANI – “Partizani është një skuadër që e ka mbrojtjen më të konsoliduar, është e vështirë t’i bësh gola. Mesfusha luan shumë shpejt me topin dhe qëndrojnë mbrojtjen. Do të thosha që dy anësorët Mala dhe Asani janë pika më e fortë e Partizanit. Në lojë një kundër një meritojnë notën dhjetë. Në futboll po fitove këto duele të krijohen avantazhe. Dënimi i Skënderbeut solli rënien e kampionatit pasi skuadrat që e ndiqnin u mjaftuan me një merkato të thjeshtë pa shumë shpenzime. Kukësi që ishte rivali kryesor i zhvilloi të gjitha ndeshjet në fushë asnjanëse, ndërsa Teuta pati shumë luhatje. Pa ia hequr meritat Partizanit që është një skuadër kompakte që nuk mungon cilësia, por duhet thënë se ka ndikuar dhe këto situata të skuadrave rivale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *