Ndeshja speciale e Di Françeskos: Djalit i bën presion… gruaja!

Roma pret Sasuolon nesër në “Olimpico”, në orën 18:00, në një ndeshje që duhet fituar. Zona e Champions është 4 pikë larg dhe objektivi i verdhekuqve është rikthimi te fitorja dhe mbyllja e këtij viti me gjashtë pikë. Kjo do të jetë një ndeshje e veçantë për trajnerin Eusebio Di Françesko, i cili do të luajë kundër ish-ekipit të tij dhe djalit Federiko.

24-vjeçari po bën mirë me Sasuolon dhe ka shënuar dy gola në kampionat. Trajneri i Romës bën një batutë në lidhje me ndeshjen kundër të birit, zbulon objektivat e ekipit dhe e mbyll me Edin Xhekon, i cili sapo është rikthyer nga dëmtimi, por nuk është akoma në formën më të mirë.

NDESHJA SPECIALE – “Do ta dërgoj familjen time në grumbullim, kështu që gruaja do të ketë mundësi për t’i bërë presion Federikos për nesër. Duke lënë mënjanë shakatë, ai është rritur shumë dhe Sasuolo mbetet një kujtim i bukur për mua. Jemi mbrapa për Championsin, kemi mundësinë për të rikuperuar terren dhe nesër nuk na lejohen gabimet. Duhet ta mbyllim vitin me dy fitore.”

XHEKO – “Kundër Juventusit rrezikuam duke e aktivizuar. Do e vlerësojmë gjendjen e tij për nesër, por mund të jetë i rëndësishëm për ne dhe aktivizimi i tij gjatë lojës. E ndjejmë presionin për momentin, por vështirësitë të japin nxitje për të gjetur zgjidhje dhe për t’u rinisur.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online