Këtë edicion UEFA kë bërë shumë ndryshime, që cilat nuk kanë prekur dhe anën formale për shortin e kompeticioneve të saj. Këtë edicion shorti i tureve pasardhëse bëhet pa u luajtur ndeshjet e radhës dhe kjo mund të jetë diçka pozitive për skuadrat që kanë shanset të marrin mastap ë ndeshjet e turit pasardhës.
Kukësi do të luajë në turin e tretë të Europa League-s me Torpedo Kutais, një kundërshtar modest, ndaj detyrimisht verilindorët janë në vazon e skuadrave jofavorite për ndeshjet e turit “play-off”. Krejt e kundërta ndodh me Shkëndijën që luan ndaj Salcburg dhe ka një mundësi shumë të mirë që dhe në rast eliminimin nga austriakët të ndeshet me një kundërshtar në letër më të lehtë në play-off të Europa Leagues.
Pak minuta më parë UEFA ka bërë dhe ndarjet e vazove për shortin i cili është programuar të hidhet në mesditën e së hënës. Parashikohet një short i vështirë për Kukësin që rrezikon të përballet me një nga skuadrat që do të vijë nga eliminimi i turit të tretë të Champiosnit. Në dukje janë kundërshtarë mjaft të fortë.
Në anën tjetër edhe Shkëndija pritet që ta ketë një short disi më të favorshëm, por dhe në vazon e dytë nuk mundojnë skuadrat me emër. Për më tepër më poshtë keni dhe ndarjen e vazove dhe shpjegimin për kundërshtarin e mundshëm.
Kundërshtarët e mundshëm të Kukësit nëse kalon Torpedo Kutais
Skuadra që eliminohet nga turi i tretë i Championsit
Salcburg (Austri) – Shkëndija (Maqedoni)
Crvena zvezda (Serbi) – Spartak Tërnava
Astana (Kazakistan) – Dinamo Zagreb (Kroaci)
Skuadra që kualifikohet nga turi i tretë i Europa League-s
Kork (Irlandë) – Rosenborg (Norvegji)
Ber Sheva (Izrael) – APOEL (Qipro)
Legia (Poloni) – Dudelanzh (Luksemburg)
Alashkert (Armeni) – Kluzh (Rumani)
Olimpija Ljubljan (Slloveni) – HJK (Finaldë)
Kundërshtarët e mundshëm të Shkëndijës nëse eliminohet nga Salcburg
Skuadra që eliminohet nga turi i tretë i Championsit
Malmo (Suedi) – Vidi (Hungari)
Sëlltik(Skoci) – AEK (Greqi)
Karabak( Azerbajxhan) – BATE (Bjellorusi)
Skuadra që kualifikohet nga turi i tretë i Europa League-s
Ludogorets (Bullgari) – Zrinjski (Bosnje)
Sherif (Moldavi) – Valur (Islandë)
Spartaks Jurmala (Letoni) – Suduva (Lituani)
TNS (Uells) – Midtjylland (Danimarkë)
Torpedo Kutaisi (Gjerogji) – Kukësi (Shqipëri)
Në anën tjetër është bërë dhe ndarja për shortin e “play-off”-it të Championsit, ku Shkëndija ka një mision të vështirë me Salcburgun e Austrisë. Nëse tetovarët avancojnë më tej do të ndeshen me një prej skuadrave të mëposhtme.
Kundërshtarët e mundshëm të Shkëndijës nëse kalon Salcburgun
Skuadra që kualifikohet nga turi i tretë i Championsit
Karabak (Azerbajxhan) – BATE Borisov (Bjellorusi)
Jang Bojs (Zvicër)
Malmo (Suedi) – Vidi (Hungari)
Crvena zvezda (Serbi) – Spartak Tërnava (Sllovaki)