“Alo jam Zlatan”, Ibrahimoviç centralist për një ditë

Nga “bomber” në… centralist. Kjo është metamorfoza për një ditë e Zlatan Ibrahimoviç, që i’u bashkua iniciativës së veçantë të organizuar nga Los Anxheles Galaksi.

Mes tifozëve të shumtë, klubi zgjodhi një mbështetës fatlum, të cilit sulmuesi suedez i telefonoi, pas rinovimit të abonimit vjetor. Tifozi me fat ishte Ernesto, një fans i madh i ekipit kalifornian.

Sapo ngriti telefonin, erdhi edhe surpriza… Në anën tjetër u dëgjuan fjalët: “Alo, jam Zlatan Ibrahimoviç!”. Një telefonatë, nga ato që nuk të ndodhin çdo ditë.

Kjo edhe për faktin se biseda me Ibrahimoviç ishte simpatike dhe mjaft argëtuese. “Të nevojitet diçka tjetër? Ah, dëshiron të fitosh kampionatin? Në rregull, do ta fitojmë. Mos u shqetëso!”, ishte premtimi i Zlatan Ibrahimoviç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online