NBA | Boston rekord historik, Milwaukee Bucks regjistron humbjen e parë

Vijon kampionati i NBA, teksa janë luajtur dhe gjatë takime të tjera. Mbi të gjitha ka tërhequr vëmendje suksesi i arritur nga Boston Celtics që ka mundur me rezultatin 117-113 Milqaukee Bucks. Këta të fundit pësuan humbjen e parë për këtë edicion, por nuk ishte ky lajmi i madh.

Boston ka regjistruar një rekord të madh, pasi është thyer rekordi i trepikëshave në një ndeshje. Plot 24 herë lojtarët e Boston u treguan të saktë nga jashtë zone. Gjithsesi nuk ishte një ndeshje dhe aq e lehtë, pasi kundërshtari nuk kishte humbur asnjë ndeshje deri në këtë përballje.

Emocionuese ishte dhe ndeshja mes Oklahoma City Thunder dhe Charlotte Hornets, që përfundoi me rezultatin 111-107. Cleveland Cavaliers nuk mundën që të bënin diçka në sfidën me Denver Nuggets duke u mundur me rezultatin 110-91. Për t’u veçuar dhe dominimi i Sacramento Kings, që mori një sukses 146-115 ndaj Atlanta Haqks.

Rezultatet
Oklahoma City Thunder 111-107 Charlotte Hornets
Denver Nuggets 110-91 Cleveland Cavaliers
Philadelphia 76ers 122-113 Los Angeles Clippers
Sacramento Kings 146-115 Atlanta Hawks
Boston Celtics 117-113 Milwaukee Bucks
Portland Trail Blazers 132-119 New Orleans Pelicans

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *