Navas nuk luan, Solari refuzon të përgjigjet dhe… largohet

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

 

Diçka ka ndodhur ndërmjet Realit të Madridit dhe Kejlor Navas. Portieri nuk po përjeton një moment të mirë, ashtu si edhe pjesa tjetër e skuadrës.

Vetëm dy ndeshje në La Liga dhe tre në Champions League. Më tej shumë stol, për t’i lënë vendin Kurtua. Një situatë e sikletshme, të cilën edhe trajneri Solari refuzon t’a sqarojë, madje duke u larguar nga gazetarët.

Kjo ndodhi pas ndeshjes me CSKA-në e Moskës. Në zonën miks, pyetjes përse Navas nuk luan, Solari i’u përgjigj: “Janë vendimet e mia dhe përgjegjësia është e imja”. Pas këmbënguljes së gazetarit, trajneri kërkoi leje dhe u largua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *