Me emërimin e Santiago Solarit te Real Madrid, skuadra është rikthyer te fitoret, por situata për disa lojtarë është përkeqësuar. Rasti i Iskos është më i famshmi, por një lojtar tjetër që po kalon një periudhë të errët është portieri Keilor Navas.
Solari e ka bërë të qartë që vlerëson belgun Tibo Kurtua më shumë se “gardianin” nga Kosta Rika, i cili është detyruar të shohë dy takimet e fundit nga stoli i rezervave. Në një intervistë me emisionin e njohur sportiv “El Chiringuito”, Navas foli në lidhje me këtë situatë të re që po përjeton.
“Fitova tre Champions radhazi, por tani nuk po luaj fare”, tha Navas në intervistë, por 31-vjeçari është mësuar me sfida të tilla, në vitin e parë te Reali iu desh të luftonte për një vend në formacion me legjendën Iker Kasijas, tani radhën e ka Kurtua.