Pas më shumë se tri vitesh pritje, tifozët e Totenhemit do të inaugurojnë ditën e sotme shtëpinë tyre të re. Stadiumi i ri skuadrës londineze ka kushtuar mbi 1 miliardë paundë dhe ka një kapacitet prej 62,062 vendesh, që e rendit të dytin në rang kombëtar pas “Old Trafford”.
Një nga veçoritë më të mëdha të këtij stadiumi është tribuna pas portave, e cila nuk është e ndarë në kate dhe mund të mbajë 17 mijë tifozë, pra një tribunë e denjë të rivalizojë edhe “murin e verdhë” të Borusias së Dortmundit.
Fusha është e vendosur në një platformë të lëvizshme e cila e zhvendos tapetin në raste koncertesh dhe ndeshje “NFL” (futboll amerikan). Fansat do të jenë ngjitur me fushën, pasi distanca nga ulëset e rreshtit të parë është vetëm 7.9 metra. Ndërkohë, nëpër stadium do të jenë të montuar katër ekranë gjigantë.
Risitë ka dhe jashtë tribunave. Stadiume do të ketë një bar gjigant me një banak me gjatësi 65 metra, për t’i shërbyer të gjithë fansave që kanë dëshirë të shijojnë ndeshjen me një gotë birrë ose pije të ndryshme freskuese. Gjithashtu në ambientet e stadiumit ndodhet një hotel dhe një muze me trofetë e klubit londinez.
SCX will supply a world-first dividing retractable pitch for our new stadium ?
#SpursNewStadium pic.twitter.com/uXBBzHRumM— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) September 7, 2017