Nata e zezë e Ançelotit, e gjithë Gjermania kundër tij

Trajneri italian ka deklaruar se formacioni që ka hedhur në fushë ka qenë më i miri, pavarësisht se Roben, Riberi, Humels e Boateng janë lënë jashtë

Gjermania është ngritur kundër trajnerit Karlo Ançeloti. Humbja poshtëruese 3-0 në Paris ka treguar limitet e këtij Bajerni. Por ajo që ka tërbuar më shumë gjermanët ka qenë formacioni që Ançeloti kishte hedhur në fushën e lojës. Frenk Riberi, Arjen Roben, Mats Humels, Zherom Boateng, asnjë në fushë që nga minuta e parë. Në fund Bajerni e ka paguar me një humbje të rëndë, ndërsa Karlo Ançeloti është përballur me një “uragan” kritikash.

Ançeloti mbrohet –  Ende pa u mbyllur ndeshja në Gjermani ka nisur të flitet për Nagelsman, për Jurgen Klop e për emra të tjerë. Duket se fati i Ançelotit është vendosur. Megjithatë tekniku italian ka mbrojtur idenë e tij dhe formacionin që kishte hedhur në fushë. pas ndeshjes Ançeloti ka deklaruar se në fushë ka qenë Bajerni më i mirë. “Nuk mund të them se kemi luajtur shumë keq. Kemi pasur kontrollin e topit, por na ka munguar shpejtësia dhe rrezikshmëria. Na ka munguar ekuilibri në fushë dhe për këtë jemi ndëshkuar. Nuk mendoj se kam rrezikuar shumë me rreshtimin e skuadrës në fushë. Kur hodha këtë skuadër në fushë, e bëra me besim të plotë se do të fitonim ndeshjen. Për mua si trajner i Bajernit, ai që nisi takimin ishte formacioni më i mirë. Sigurisht që e di se do të përballem me kritika, por kjo është diçka e zakonshme në profesionin tonë”- ka thënë Ançeloti.

Zgjedhjet – “Pësimi i golit shumë shpejt ndryshoi të gjithë strategjinë tonë. Ne kemi krijuar shanse por nuk ishte spak e lehtë. Nëse vazhdoni të më pyesni për formacionin, po e përsëris se ishte më i miri në fushë. Roben dhe Riberi nuk e kanë nisur titullarë për zgjedhja taktike”- ka thënë Ançeloti.

Arjen Roben – “Nuk mendoj se kemi luajtur keq, sigurisht që kemi shfaqur probleme, por kemi krijuar dhe mundësi për shënim që nuk i kemi shfrytëzuar. Formacioni? Nuk kam asgjë për të thënë për formacionin, sepse çdo fjalë do të ishte e tepërt në këtë moment. Ne na duhet qetësi dhe jo kaos.”

Tomas Myler – “Fakti që kemi pësuar një gol shumë të shpejtë ka ndryshuar të gjithë rrjedhën e takimit. Nuk i kishim bërë planet me një gol aq të shpejtë nga Parisi. Ne duhet të kishim mbrojtur më mirë. nëse do të flisja për formacionin do të bëja gabim, nuk jam njeriu i duhur për të folur për formacionin. Vendimet i merr trajneri dhe ai e ka pasur të qartë në kokë se çfarë ka kërkuar nga ne. Po ashtu ne e kemi të qartë se nuk kemi luajtur ashtu siç do të kishim dashur.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online