Napoli siguron firmën e Elmas, meritë absolute e Ançelotit

Napoli po punon prej kohësh për të sjellë Hames Rodriges në “San Paolo”, por duket se nuk po mendojnë vetëm për të blerë kolumbianin. “Calciomercato” raporton se të kaltrit kanë arritur marrëveshjen me Fenerbaçen për të tranferuar Eljif Elmas.
19-vjeçari aktivizohet si mesfushor dhe shihet si një lojtar me potencial të madh. Arrin të luajë në qendër, por edhe në krah. Sezonin e kaluar, maqedonasi arriti të luajë 29 ndeshje në Superligën turke, duke shënuar edhe katër gola. Është pjesë e kombëtares së Maqedonisë së Veriut.

Talenti ballkanas do i kushtojë Napolit rreth 15 milionë euro. Blerjen e konfirmoi edhe agjenti i lojtarit, Xhorxh Gardi. “Ky është një operacion historik në Turqi. Ishin negociata mjaft të lodhshme sepse Elmas kërkohej nga shumë klube. Prezenca e Ançelotit te Napoli ishte vendimtare”, përfundoi agjenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online