Napoli “shpartallon” Frozinonen, blindohet vendi i dytë

0

Napoli ka siguruar tre pikët e radhës dhe vazhdon ndjekjen ndaj Juventusit. Ekipi i Ançelotit fitoi përballë Frozinones në shtëpi me rezultatin 4-0. Zielinsi dhe Ounas në pjesën e parë dhe një dygolësh i Milik e ngjitën Napolin në kuotën e 35 pikëve, tetë më pak se Juventusi.

Elseid Hysaj luajti gjatë gjithë takimit, që u hap shumë shpejt nga goli i Zielinskit. Polaku kaloi vendasit në avantazh në minutën e shtatë, pas një diagonale të bukur. Dyfishimi i rezultatit erdhi pesë minuta përpara fundit të pjesës së parë. Eurogol i algjerianit, i cili shmangu një kundërshtar dhe lëshoi një predhë drejt portës.

Pjesa e dytë dhuroi dhe dy gola të tjerë për Napolin, që u shënuan nga Milik. Dygolësh për sulmuesin polak, i cili është rikthyer të shënojë, duke gjetur golin e shtatë në kampionat. Ndeshje për t’u harruar për Frozinonen, që vazhdon të renditet e dyta nga fundit me 8 pikë, pesë më pak se zona e shpëtimit.

Napoli-Frozinone 4-0
(Zielinski 7′, Ounas 40′, Milik 68′, 84′)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.