VIDEO | Ekuban një hajmali te Trabzonspori, ja si e çmend tribunën!

Kaleb Ekuban duket se nuk di të ndalet. Trabzonspori ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Konjaspor në shtëpi dhe tashmë ngjitet në vendin e katërt, me kuotë të barabartë pikësh me Beshiktash dhe duke kaluar në renditje Gallatasarajn. Sfida ishte “mbërthyer” me rezultatin 0-0, kur në minutën e 69-të u aktivizua Kaleb Ekuban.

Ish-sulmuesi i Partizanit, duket se është kthyer në një “hajmali” të vërtetë për klubin e tij. Javën e shkuar ganezi golin e avantazhit në transfertë ndaj Kajserispor, ndërsa pak momente më parë i ka dhënë një tjetër fitore ekipit të tij ndaj Konjaspor. 24-vjeçari shënoi golin e dytë të takimit, teksa ndeshja u mbyll në shifrat përfundimtare 3-0.

Goli i shënuar nga Ekuban erdhi pas një kundërsulmi, ku topi i hedhur në zonë nga Omur, u nuhat mjaft mirë nga sulmuesi, i cili dyfishoi shifrat. Ky ishte goli i dytë për të, në dy ndeshjet e fundit në kampionat. Këto dy gola kanë ardhur me vetëm 38 minuta aktivizim. Shifrat e ganezit duken të frikshme, ndërsa tifozët e Trabzonspor janë “çmendur” pas golit dhe kjo shikohet në videon e mëposhtme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online