Napoli arriti akordin me klubin kinez të Dalian Jifang për shitjen e Marek Hamshik. Kapiteni u largua pas 12 viteve me ekipin italian dhe tashmë është gati të nisë aventurën e re. Marrëveshja parashikonte 20 milionë euro për Napolin dhe një kontratë 3-vjeçare me 9 milionë euro në sezon për sllovakun.
Por gjatë ditës së mërkurë erdhi dhe lajmi befasues. Kinezët ishin tërhequr nga tratativa dhe për një moment Hamshik mbeti në ajër. Lojtari gjendet që prej ditës së djeshme në Madridit, aty ku është vendosur të kryejë kontrollet mjekësore dhe firmosjen e kontratës.
Agjenti i tij dhe drejtuesit e Dalin ndodhen prej ditës së shtunë në Romë dhe gjatë ditës së djeshme kanë nisur tratativat me Aurelio De Laurentis. Presidenti i Napolit ka kërkuar që të realizohet marrëveshja e vjetër, ndërsa ka bërë disa lëshime në komisione dhe në disa detaje të marrëveshjes.
Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes dhe telenovela është drejt fundit, me Napolin që do të përfitojë paratë dhe Hamshik gati për të fluturuar drejt Kinës.