Napoli gjen fantazist në Argjentinë, nis sulmi për Rikelmen e ri

Përpara ndeshjes kundër Spalit, Karlo Ançeloti zbuloi se Napoli i tij nuk do të kryejë merkato gjatë periudhës së janarit. Asnjë afrim dhe zero largime u shpreh trajneri, por lajmet nga Argjentina thonë të kundërtën.

Mediat latine flasin për një interesim të Napolit për Agustin Almendra, organizatorin e talentuar të Boka Zhuniors. 18-vjeçari bën mirë të gjithë rolet e mesfushës, është i fortë në duele, e njeh mirë goditjen me kokë, ka një teknikë shumë të mirë dhe është “specialist” i goditjeve të dënimit.

Agustin Almendra

Ai debutoi këtë vit dhe në Kupën Libertadores me Bokën, cilësohet si Rikelme i ri, ndërsa ka zhvilluar 12 ndeshje me ekipin e famshëm argjentinas. Për të interesohen dhe Barcelona, Juventus, Interi, Roma, Valencia dhe Mançester Siti.

Napoli është më para se ekipet e tjera dhe drejtuesit po punojnë për të mbyllur sa më shpejt tratativat dhe për të siguruar shërbimet e Almendrës. De Laurentis, presidenti i Napolit, ka ofruar 15 milionë euro për kartonin e tij, por Boka kërkon të paktën 5 milionë euro më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online