Bakaj është “ylli”, tifozët e Shaktar Soligorks vendosin

Elis Bakaj ua ka fituar zemrat tifozëve të Shaktar Soligorskit. Sezoni i tij me skuadrën bjelloruse ishte i mirë, çka u shpërblye edhe me rinovimin e kontratës. Ndërkohë futbollisti kryeqytetas është përzgjedhur edhe si lojtari më i mirë  në skuadrën e tij.

Në faqen zyrtare dhe në rrjetet sociale të klubit bjellorus u bë një votim për lojtarin më të mirë dhe Bakaj mori 27% të votave. Julius Szoka u rendit i dyti me 20% të votave, kurse Juri Kovalev mbyll podiumin me 17% të votave të dhëna nga tifozët.  Andrei Klimoviç dhe sulmuesi Denis Laptev mbyllin pesëshen e lojtarëve më të votuar.

ECURIA E BAKAJT – Sezoni i parë i Elisit në Bjellorusi ka qenë mjaft i mirë, duke qenë një nga lojtarët e huaj më aktivë te skuadra e Shaktar Soligorskit. Bakaj është aktivizuar në 32 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Sulmuesi 31-vjeçar ishte autor i nëntë golave në kampionat, ndërkohë që shënoi edhe tre gola në ndeshjet e Europa League.Bakaj gjithashtu asistoi edhe në tetë gola të shokëve të skuadrës së tij, duke bërë që edhe tifozët ta vlerësojnë si më të mirin te Shaktar Soligorski. Më parë ai ishte përzgjedhur edhe lojtari më i mirë i muajit nëntor në kampionatin bjellorus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online