Napoli fitoi 5-1, Ançeloti: Empoli luajti më mirë

Napoli u rikthye te fitorja në Serie A, duke mundur Empolin me rezultatin e thellë 5 – 1. Por, trajneri Karlo Ançeloti ka çuditur me deklaratën e tij pas përfundimit të takimit duke thenë se skuadra nga Toskana luajti më mirë se ata.

“U shpërblyem më shumë se ç’e meritonim. Empoli luajti më mirë se ne. I thashë Aurelio Andreazolit  (trajneri i Empolit) në fund të takimit se skuadra e tij luajti mirë dhe më la mbresa. Ai do ketë menduar se mos po tallesha, por e kisha seriozisht”, tha Ançeloti.

Fjalët e trajnerit të Napolit vijnë dhe si pasojë e tensionit të madh që ka mbërthyer klubin e tij para sfidës së mesjavës,  ku në San Paolo do të mbërrijë PSG-ja për një ndeshje që do të jetë vendimtare për kalimin e të dyja skuadrave në fazën tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online