Naingolan sulmon: Inter do pendohesh që më largove

Interi e largoi me pahir dhe Naingolan e pranoi dëshirën e Kontes, që përtej cilësive të mëdha nuk e donte në ekip. Me ardhjen e trajnerit të ri, Naingolan ishte i destinuar të ishte “kurbani” i parë. Sipas italianit, mesfushori prish frymën e grupit dhe nuk e ka në plan të parë futbollin.
Ai është larguar për te Kaljari. Ishte një zgjedhje e detyruar për yllin bleg, pasi gruaja e tij duhet të ishte pranë familjes së saj, pasi është diagnostikuar me kancer dhe po i nënshtrohet kimioterapisë. Në një intervistë Naingolan premton se do e bëjë Interin të pendohet që e largoi. Thekson se ishte i detyruar të zgjidhte Kaljarin.

“Jam i lumtur që kthehem në shtëpi. Unë bëra një zgjedhje pak të detyruar, por në fund të fundit e mora këtë vendim dhe shpresoj të bëj mirë atje. Kam përparësi të tjera tani, kështu që ishte e lehtë për të bërë zgjedhjen në këtë rast. Tani sfidoj veten time. Do të kthehem te Kaljari dhe do përpiqem të provoj se Interi gaboi që më largoi”, u shpreh ylli belg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online