Naingolan drejt Kinës, zbulohet dëshira e Kontes

Interi përgatitet të lëvizë sërish në merkato. Stefano Sensi nuk mjafton për mesfushën, pasi Raxha Naingolan është drejt largimit dhe zgjidhja vjen nga Kina, ku mund të kalojë në huazim te Jiangsu, klub që financohet nga grupi Suning. U tentua të dërgohej te Roma, por verdhekuqtë nuk janë të interesuar. Shumë klube tremben prej pagës së tij, që shkon në 4.5 milionë euro.

Largimi i belgut hap një vend dhe trajneri Antonio Konte e ka një të preferuar dhe është kiliani Arturo Vidal. Tekniku italian e ka pasur nën urdhra edhe te Juventusi dhe një lojtar si ai e do në ekip. Mesfushori pëlqehet për dinamikën që i jep lojës, ndërkohë që ka treguar në të shkuarën se është edhe një shënues i mirë.

Problemi është se Barcelona nuk pret shumë. Deri më 15 korrik edhe mund të pranojë ndonjë ofertë, ndryshe Vidal mbetet në Spanjë. Interi, nga ana tjetër duhet të llogaritë që për shërbimet e mesfushorit duhet të paguajë rreth 22 milionë euro. Barça për këtë shumë është e gatshëm të bisedojë dhe të arrijë një marrëveshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online