Një rikthim te Lushnja, nisin “dhuratat” e merkatos

Lushnja po lëviz në merkato dhe ditën e djeshme është konfirmuar një afrim i rëndësishëm. Bëhet fjalë për një njohje të vjetër si mbrojtësi Ledjon Ruço, i cili në sezonin e kaluar ishte pjesë e Egnatias. Ai luajti 21 ndeshje me rrogozhinasit dhe shënoi 1 gol.

Afrimin e Ruços e konfirmon vetë klubi i futbollit lushnjar në faqen e tij në Facebook, madje duke e quajtur rikthimin e tij si një pikë të fortë për mbrojtjen e Lushnjës në sezonin e ri futbollistik. Kështu, pas akordit me mbrojtësin Klajdi Broshkës dy ditë më parë, verdhejeshilët përforcohen serish.

Lushnjari i krahut të majtë e kishte sezonin e parë tek Egnatia dhe rikthehet përsëri te skuadra mëmë. Në karrierën e tij, Ruço ka luajtur edhe me skuadra të tjera në futbollin shqiptar, si me Kamzën, Albpetrolin dhe Naftëtarin.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online