Të gjithë besoj e kujtojmë humbjen e thellë që pësuam në Ligën e Kombeve ndaj Skocisë brenda në Shkodër, ku u mposhtëm me shifrat 0-4. Golin e parë të asaj ndeshje, e shënoi Rajan Frejzër.
Mesfushori, i cili aktivizohet te Bornmuth dhe po bën paraqitje të mira me këta të fundit prej disa sezonesh, raportohet të jetë në krye të listës së objektivave të Arsenalit, për sa i përket merkatos së ardhshme.
Denis Suarez, edhe pse është në huazim nga Barcelona, nuk ka bindur dhe nuk do të tentohet të blihet, kështu që sytë janë hedhur nga Rajan Frejzër. 25-vjeçari ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar dhjetë herë këtë sezon, duke shfaqur një rendiment mjaft të mirë.
Kontrata e tij skadon në vitin 2020, ndërkohë që kartoni i Frejzër vlerësohet, së paku 20 milionë euro.