“100 ditë vetmi”, rikthehen makthet për Manajn

0

Rei Manaj nuk po kalon një moment të mirë te Albasete. Sulmuesi lushnjar e nisi mirë aventurën te klubi spanjoll, teksa bëri paraqitje mjaft të mira gjatë muajit gusht dhe shtator. I kushtëzuar nga disa dëmtime 22-vjeçari u ndal përreth dy muaj derisa gjeti dy herë rrugën e rrjetës në dhjetor, ku ishte vendimtar me golat e tij në dy takime të Segunda Divizion.

Megjithatë, Manaj po përjeton një krizë të dytë. Goli i tij i fundit me skuadrën spanjolle daton më 23 dhjetori të vitit të kaluar. Kanë kaluar plot 100 ditë që nga ai finalizim që i dha tri pikët Albasetes

.

Goli i fundit i Manajt, 23 dhjetor 2018

 

Sulmuesi është aktivizuar në nëntë takime që nga ai moment, por së fundmi trajneri Luis Ramis po i jep gjithmonë e më pak minuta, ndërsa aktivizimi si titullar i mungon prej thuajse një muaji.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.